Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi foli për mediat ndërkohë që po mbahet procesi i votimit për anëtarët e Asamblesë së PS. Teksa u pyet nëse kishte dijeni për ndryshimet që Rama bëri në kabinetin qeveritar gjatë Kongresit të sotëm Klosi tha se këto ndryshime janë vetëm eksluzivitet i kryeministrit.
Ndërsa bëri me dije se të nesërmen në orën 08:30 do të ketë mbledhje urgjente të grupit parlamentar të PS për të miratuar Niko Peleshin në krye të organizimit në Kuvend.
“Sa i përket ndryshimeve në qeveri janë eksluzivitet i kryeministrit. Jemi një ekip, pozicionohemi në pozicione të ndryshme, me rëndësi që kemi një trajner që na ka bërë fitues në 10 gara elektorale. Sa i takon grupit parlamentar, nesër në orën 08:30 do të kemi një mbledhje urgjente ku d diskutojmë propozimet përsa i përket drejtuesve të grupit të cilat kalojnë me votën e anëtarëve të grupit parlamentar”- u shpreh Klosi.
Ndërsa refuzoi të komentonte faktin që presidenti Bajram Begaj kishte dalë edhe ditën e dielë në zyrë pikërisht sikur të ishte i informuar se Rama do bënte ndryshimet në qeveri dhe i duhej dekretimi i tij. Versus.al








