POLITIKË /

'Koha për një model të ri, si në Paris...', Rama rikujton bizneset: Duhet të heqin vetë tërë barrikadat!

Ai i bëri thirrje pronarëve dhe menaxherëve të bizneseve të largojnë vetë pengesat dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Bashkinë e Vlorës dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për të punuar mbi një dizajn të ri, për të cilin qeveria është e gatshme t’i mbështesë plotësisht.

Shkruar nga Versus

'Koha për një model të ri, si në Paris...', Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetin social X lidhur me zaptimin e trotuareve nga bizneset në zonën bregdetare të Lungomares në Vlorë.

Ai kërkoi dhe njëherë çlirimin e menjëhershëm të hapësirave publike, duke e konsideruar këtë një hap të nevojshëm për ngritjen e standardeve të shërbimit dhe përmirësimin e imazhit të “Shqipërisë Turistike”.

Rama theksoi se nuk ka asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, siç ndodh në qytete si Parisi, Londra apo New York-u, por shtoi se trotuari është i dedikuar për këmbësorët dhe nuk duhet të transformohet në një “barrikadë”, siç po ndodh aktualisht në Lungomare.

Kryeministri e përshkroi Lungomaren si një model modern të qytetit bregdetar, që duhet të shërbejë si shembull edhe për dizajnin e hapësirave të shërbimit përgjatë vijës bregdetare.

Rama i bëri thirrje pronarëve dhe menaxherëve të bizneseve të largojnë vetë pengesat dhe të bashkëpunojnë ngushtë me Bashkinë e Vlorës dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për të punuar mbi një dizajn të ri, për të cilin qeveria është e gatshme t’i mbështesë plotësisht.

Postimi i kryeministrit Edi Rama: 

Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike

Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh

Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi./Versus.al

 

Poll