POLITIKË /

Amnistia Penale, Gogu: Do ta diskutojmë pas vlerësimit për 'Themeloret'! Përfitojnë qindra të burgosur

Shkruar nga Versus

Amnistia Penale, Gogu: Do ta diskutojmë pas vlerësimit për

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu në një konferencë për mediat bëri me dije se së shpejti do të ketë Amnisti Penale. Ai tha se projektligji është në parlament dhe se do të diskutohet pasi Shqipëria të marrë vlerësimin për kapitullin e Themeloreve në negociatat me BE.

“Është një instrument i politikës sonë penale që u dizenjua për të adresuar disa problematika, në radhë të parë fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe kjo ka të bëjë me situatën që kemi me popullimin në burgje. Do të ndodhë, patjetër. Jemi treguar shumë të kujdesshëm që në të gjithë procesin që kemi të avancimit të vendit drejt anëtarësimit, t’i shqyrtojmë prioritetet sipas rëndësisë. Amnistia është në parlament. Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon. Në ditët në vijim, besoj që do të fillojë diskutimi në parlament”, deklaroi Gogu.

Plot 447 të burgosur pritet të përfitojnë direct nga amnistia, ndërsa për 853 të burgosur të tjerë do të ketë ulje dënimi. Nga Shërbimi i Provës amnistohen 5,077 të dënuar me masa alternative. Versus.al

Poll