Në Bashkinë e Tiranës po vijon një valë shkarkimesh, ndërsa kryetarja e komanduar, Anuela Ristani, ka ndërmarrë një seri ndryshimesh në administratë, duke larguar zyrtarë dhe punonjës të konsideruar të afërt me kryebashkiakun e arrestuar, Erion Veliaj.
Pas shkarkimit të zyrtarëve Sara Goxhaj dhe Alban Dokushi, burime pranë bashkisë konfirmojnë se janë lirur nga detyra edhe drejtori i Protokollit dhe drejtoresha e Shërbimeve Mbështetëse, si dhe disa punonjës të tjerë, përfshirë shoferë, sekretare dhe staf administrativ, disa prej të cilëve kanë pasur një karrierë të gjatë në institucion, që prej më shumë se një dekade.
Këto lëvizje ndodhin në një moment tensioni të lartë për administratën vendore, pas arrestimit të Veliajt dhe në pritje të vendimeve të mëtejshme politike dhe institucionale që lidhen me drejtimin e Bashkisë së Tiranës.
Në përditësim...







