POLITIKË /

Zgjedhjet në 11 maj, Celibashi: Zbrapsëm sulme të sofistikuara kibernetike jo rastësore nga jashtë

Celibashi ka zhvilluar një konferencë për shtyp për zgjedhjet e 11 majit. Ai shprehet se ka patur edhe sulme kibernetike në platforma të cilat janë menaxhuar.

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet në 11 maj, Celibashi: Zbrapsëm sulme të sofistikuara

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, në një komunikim publik këtë të enjte në prani të gazetarëve, ka dhënë detaje të rëndësishme mbi zhvillimet që kanë shoqëruar procesin zgjedhor, nga votimi e deri te mbyllja e tij. Për herë të parë, Celibashi bëri me dije se faqja zyrtare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) ka qenë objekt i sulmeve kibernetike gjatë dhe pas ditëve të zgjedhjeve.

Sipas tij, këto sulme nuk ishin të rastësishme, por të organizuara dhe të drejtuara nga jashtë vendit.

“Mund të bëj publike sot së platformat e KQZ, duke filluar nga jo e regjistrimit të votuesve nga jashtë, janë gjendur nën sulme kibernetike. Kemi komunikimin me institucione përkatëse, si ato të sigurisë kibernetike dhe sot që lidhen me ndjekjen ligjore të këtyre rasteve sa herë që janë evidentuar.

Nga informacionet që kemi, një pjesë e këtyre sulmeve nuk kanë qenë sulme diletantësh, por kanë qenë të organizuara dhe të sofistikuara dhe jo rastësore. Kanë qenë të gjitha nga jashtë, të krahasueshme me sulmet që kanë pasur vende të tjera për situata të ngjashme, si Franca, Estonia.”- u shpreh Celibashi.

Nga ana tjetër ai u pyet lidhur me akuzat e PD-së për Postën Shqiptare, ku tha se nuk mund të shprehet sa kohë nuk kanë nisur diskutimet me palën kontraktore.

“Ne jemi në marrëdhnëie kontraktuale me Postën. Jemi në mopmenti kur dueht ë ulemi me kontraktonirin tonë dhe do shohim sesi e kanë kryer. Nuk jam I lejuar të jap opinione për zbatimin e kontratës. Dhe më pas mu të themi nëse e kanë mbushur detyrimin kontraktor apo jo.” – tha Celibashi Versus.al

 

Poll