POLITIKË /

Pas zgjedhjeve, Kuvendi rikthehet të enjten e ardhshme, deputetët në seancë plenare

Pas një ndërprerjeje thuajse dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rikthehet në seancë plenare të enjten e ardhshme.

Shkruar nga Versus

Pas zgjedhjeve, Kuvendi rikthehet të enjten e ardhshme, deputetët

Pas një ndërprerjeje thuajse dy mujore për shkak të fushatës zgjedhore të 11 majit, Kuvendi i Shqipërisë pritet të rikthehet në seancë plenare të enjten e ardhshme. Urdhri për mbledhjen e Kuvendit mban firmën e kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, ndërsa seanca do të nisë në orën 12:00.

Gjatë kësaj periudhe nuk është zhvilluar asnjë seancë plenare, duke pezulluar aktivitetin normal parlamentar në funksion të angazhimeve elektorale. Me rifillimin e punimeve, javën e ardhshme do të mblidhet edhe Konferenca e Kryetarëve, e cila do të përcaktojë kalendarin e punës për muajin qershor.

Sipas axhendës zyrtare, legjislatura aktuale pritet të përmbyllë veprimtarinë e saj në fund të javës së tretë të korrikut. Më pas, në shtator, është planifikuar konstituimi i parlamentit të ri, i dalë nga zgjedhjet e fundit të 11 majit ku PS mori shumicën dominuese prej 83 mandatesh, 50 i mori PD, 3 PSD, 1 Nisma Shqipëria Bëhet, 1 Lëvizja Bashkë dhe 2 Partia Mundësia. Versus.al

Poll