POLITIKË /

Avokati i Ilir Metës: Brenda verës do të jetë i lirë! SPAK s’ka më prova!

Avokati i Ilir Metës,Kujtim Cakrani, ka deklaruar se çështja ndaj klientit të tij është drejt mbylljes, duke theksuar se brenda verës ish-presidenti pritet të jetë person i lirë.

Shkruar nga Versus
Avokati i Ilir Metës: Brenda verës do të jetë i lirë!
Ilir Meta/Kujtim Cakrani

Avokati i Ilir Metës,Kujtim Cakrani, ka deklaruar se çështja ndaj klientit të tij është drejt mbylljes, duke theksuar se brenda verës ish-presidenti pritet të jetë person i lirë.

Sipas tij, janë ezauruar të gjitha veprimet hetimore dhe nuk ka më prova që mund të sigurohen nga SPAK.

“Besoj se shumë shpejt do të lirohet. Është ezauruar çdo veprim dhe kuptohet qartë që edhe SPAK-u është sforcuar shumë. Në datën 10 të këtij muaji bëhet 1 vit që zoti Meta është regjistruar si person nën hetim, kështu që besoj se është ezauruar çdo afat edhe procedurial,” u shpreh avokati për A2CNN

Ai shtoi se nuk ka më hapësirë për veprime të tjera hetimore: “SPAK-u nuk ka çfarë provash të tjera të mbledhë për zotin Meta. Besoj se brenda verës zoti Meta do të jetë person i lirë.”

Megjithatë, avokati nënvizoi se çështjet me sfond politik mbeten të vështira për t’u çmontuar juridikisht: “Mos të harrojmë që çështjet politike janë shumë të vështira të çmontohen juridikisht.”

Avokati foli dhe për gjendjen aktuale të Ilir Metës:

“Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë fizike. Punon çdo ditë, orienton partinë, shkruan, bën palestër, kështu që është në gjendje shumë të mirë dhe në formë si nga ana fizike, ashtu edhe morale”./Versus.al

Poll