POLITIKË /

Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ngatërroi grup teksa urdhëronte deputetët e PS, skenar i përgatitur

Shkruar nga Versus

Bardhi nxjerr mesazhin e Ballës: Ngatërroi grup teksa urdhëronte

Ndërkohë që seanca plenare u mbyll pa arritur ngritjen e komisioneve për Reformën Territoriale dhe Reformën Zgjedhore, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka deklaruar para mediave se i gjithi ishte një skenar i përgatitur nga kryetari i grupit të deputetëve socialistë.

Duke e treguar edhe për mediat, Bardhi deklaroi se Balla dërgoi gabimisht një mesazh në grup ëhatsappi ku urdhëronte deputetët e PS të shkonin në sallë për votim.

“Skenari ishte ndërtuar shumë kohë më parë se Niko Kllouni, gabimisht Taulant Balla ngatërron grup dhe urdhëron gjithë të vetët që të vijnë në sallë të gjithë deputetët e PS, skenari ishte të ndërprisnin debatet, duan ta shndërrojnë Kuvndin në memec. Ta harrojnë se mund ta shndërrojnë Kuvendin, ne do të reagojmë sa herë të shkelet rregullorja. Le të shkojnë tek skenari se në Kuvend s’ka debat”, tha Bardhi.

Ai shtoi më tej se qëllimi i deputetëve socialistë ishte që të kalonin pa debat raportimet e institucioneve të drejtësisë.

“E dini se sa herë vijnë institucionet e drejtësisë, secili deputet ka të drejtë të bëjë pyetje. Meraku i tyre nuk ishte kjo. Duan të kalojnë pa debat, raportimet e komisioneve të drejtësisë. Duan të vendosin standardin e pa ndodhur në 34 vitet e demokracisë. Ne do të reagojmë gjithmonë sa herë të shkelet Kushtetuta e të drejtat e deputetëve.

Masat disiplinore që i jep kllouni I Taulant Ballës, nuk ka patur Kuvendi një kryetar më të dobët, ky është I nivelit që zbaton urdhrat e Taulant Ballës. Skenari ishte ndërtuar shumë kohë më parë se Niko Kllouni, gabimisht Taulant Balla ngatërron grup dhe urdhëron gjithë të vetët që të vijnë në sallë të gjithë deputetët e PS, skenari ishte të ndërprisnin debatet, duan ta shndërrojnë Kuvendin në memec. Ta harrojnë se mund ta shndërrojnë Kuvendin, ne do të reagojmë sa herë të shkelet rregullorja. Le të shkojnë tek skenari se në Kuvend s’ka debat.”- shtoi Bardhi. Versus.al

Poll