POLITIKË /

“Bëra burg për arsye politike”, Ervin Salianji flet pas la qelitë e Fierit

"Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje." - tha në dalje nga burgu Salianji

Shkruar nga Versus

“Bëra burg për arsye politike”, Ervin Salianji flet pas la

Pak orë pas vendimit të Gjykatës së Apelit që liroi me kusht ish-deputetin demokrat Ervin Salianji, ky i fundit i cilësoi si burg politik, muajt e kaluara prej tij në qeli.

“Çdo ditë e imja në burg është denoncim për regjimin e Ramës. Qytetarët do rezistojnë dhe do rrëzojnë një qeveri, që është e kriminalizuar. Ditët e mia në burg tregojnë regjimin e kalbur ku jetojmë. Beteja ime ndaj regjimit nuk është ndaluar asnjëherë. Regjimi më burgosi nga frika e humbjes, aq sa mund të quhen zgjedhje. Qeveria ka dobësuar më shumë demokracinë më shumë në vend. Burgosja ime ka qenë për arsye politike.”

Ndërkohë, pasditen e sotme Salianji ka paralajmëruar një dalje publike për mediat nga selia e Partisë Demokratike./Versus.al

Poll