POLITIKË /

Berisha: "58 kandidatë nën moshën 40-vjeç, të rinjtë fytyra e PD-së. Kush kthehet 5 vjet pa taksa..."

Berisha premtoi se çiftet e reja, kur të kenë fëmijën e tretë, nuk do të paguajnë kredinë e banesës, pasi sipas tij, ajo do të shlyhet nga shteti

Shkruar nga Versus

Berisha: "58 kandidatë nën moshën 40-vjeç, të

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në një tryezë diskutimi me temën “Riktheni të rinjtë shqiptarë përsëri në atdhe”.

Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se të rinjtë do të jenë në qendër të fushatës zgjedhore të PD-së.

Fytyra e fushatës sonë duhet të jetë fytyra juaj. Mendoj se ky do të jetë imazhi më i mirë”, tha ai, duke nënvizuar rolin kyç që të rinjtë do të luajnë në këto 40 ditë të intensifikuara të fushatës.

Berisha theksoi se PD ka 58 kandidatë nën moshën 40-vjeç, duke e konsideruar këtë një angazhim serioz për një politikë që synon të rikthejë të rinjtë shqiptarë në vendlindje.

Ai përmendi edhe suksese të të rinjve shqiptarë në arenën ndërkombëtare, si Mira Murati, shkencëtarja e inteligjencës artificiale, dhe Dua Lipa, një nga artistet më të njohura në botë, duke e konsideruar këtë një shembull të potencialit të madh që ka rinia shqiptare.

Berisha: "58 kandidatë nën moshën 40-vjeç, të

Berisha tha se çiftet e reja, kur të kenë fëmijën e tretë, nuk do të paguajnë kredinë e banesës, pasi sipas tij, ajo do të shlyhet nga shteti.

Gjithashtu ai tha se çdokush që kthehet nga emigrimi për të investuar në Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vjet.

Ai hodhi akuza edhe ndaj qeverisë, duke thënë se po i kopjon programin.

Berisha: Ne do të ofrojmë kredi të buta për banesat, e di që çmimet sot janë shumë të larta dhe duket sikur apartamentet janë të ndaluar, megjithatë ne do të ofrojmë mundësi reale për ju, një mbështetje për fëmijën e tretë. Kur të kenë fëmijën e tretë, çiftet nuk do të kenë pse të paguajnë kredi. Kredia do të paguhet nga shteti. Çdo i ri, çdo emigrant, do të trajtohet pa dallim, kushdo që do të vijë të investojnë Shqipëri, nuk do të taksohet për 5 vjet. Kundërshtarët tanë po kopjojnë programin tonë. Megjithëse ata janë plot gënjeshtra dhe korrupsion, sepse në këtë mënyrë e trajtojnë programin. Kanë 12 vjet në pushtet dhe nuk kanë ofruar asgjë veçse kanë larguar njerëzit. Edi Rama është një arrogant i lindur, e ka në gjak. Është problematik. Por ai i di se të rinjtë e urrejnë dhe nuk e pranojnë arrogancën. Kështu ai i urren ata, do që të largohen nga vendi. Të rinjtë sot duhet të votojnë për ta lënë Edi Ramën në të kaluarën.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: