POLITIKË /

Berisha e akuzoi se u përgjua me trafikantë, Majko-Spiropalit: Dorëzoj imunitetin, merrni informacion nga SHISH

Pasi Berisha pretendoi dje se një agjent i SHISH ka dorëzuar dosjen e Majkos në SPAK, socialisti ka deklaruar se lë imunitetin që i garanton mandati i deputetit në mënyrë që të hetohet nëse ka një dyshim të tillë për të.

Shkruar nga Versus

Berisha e akuzoi se u përgjua me trafikantë, Majko-Spiropalit:

Deputeti i PS Pandeli Majo ka dorëzuar imunitetin që i garanton mandati i tij nëse është nevoja për të kryer hetim ndaj tij sa i takon akuzave të bëra dje nga kryedemokrati Sali Berisha.

Pasi Rama e hoqi Majkon nga posti i drejtuesit politik në Kukës, Berisha pretendoi se deputeti socialist ishte përgjuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror teksa fliste për para që do të përdoreshin për blerje votash.

Gjatë takimit që ka patur sot me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, Majko i ka kërkuar që të kërkonte informacion me shkrim nga SHISH lidhur me aludimet e Berishës.

“Sot, në takim me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali!… I kërkova që brenda protokolleve në fuqi, ti kërkohej Shërbimit Informativ Kombëtar informacion me shkrim, lidhur me aludimet për fshehje informacioni të deklaruar dje në publik nga Sali Berisha!

Kam vendosur që të dorëzoj çdo imunitet parlamentar i cili mund të jenë i nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tim në deklarimet publike të Sali Berishës!”- shkruan Majko.

Majko do të zëvendësohet në Kukës nga Eduart Shalsi, ndërsa ai vetë pritet të angazhohet në një prej zonave të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit. Berisha e akuzoi dje se ishte ulur në tavolinë me trafikantë droge për të folur lidhur me paratë me të cilat sipas tij, do të bliheshin vota. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: