POLITIKË /

"Berisha i ka kthyer protestat sikur po bën fejesa", Shehi: Brenda PD nuk ka patur asnjëherë demokraci

Sipas Shehit, opozita duhet të merret me gjëra më serioze të cilat e ndikojnë shumë jetën e qytetarëve.

Shkruar nga Versus
"Berisha i ka kthyer protestat sikur po bën fejesa", Shehi:
Sali Berisha, Dashamir Shehi

Partia Demokratike i ka kthyer protestat në rutinë. Kështu u shpreh ish-deputeti Dashamir Shehi në “Sot Live në Shqipëri” ku foli për situatën politike të vendit. Sipas Shehit, protestat duhet të jenë rebelim popullor dhe jo organizime partiake.

Kritika pati për kryedemokratin Sali Berisha duke thënë se ky i fundit nuk ka asnjë rival në garën për kreun e partisë dhe se nuk po merret me gjëra serioze.

“Partia Demokratike i ka bërë protestat sikur po bëjnë fejesa - çdo dy javë, presim datën dhe bëjmë festën. I ka kthyer në rutinë. Protestat bëhen për një temë të caktuar, siç ishte ajo në Maqedoninë e Veriut. Protesta është rebelim popullor, ndërsa këto janë organizime partiake. Që të jetë protestë opozita duhet të aktivizojë qytetarin jo militantët.

Protesat bëhen një herë dy herë në vit, si mund të bëhen javë për javë. Unë mendoj që bëhet edhe për këto zgjedhjet që s’kanë asnjë vlerë. Berisha është i vetëm në garë. Ata duhen të merren me gjëra serioze, si reforma administrative, të merren me ligjin zgjedhor. Prandaj mendoj që nuk ka shanse që ata të vijnë në pushtet. Brenda PD nuk ka demokraci dhe as nuk ka pasur asnjëherë”, tha Dashamir Shehi. Versus.al

Poll