Sipas kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha organizatat kriminale po bëjnë gjithçka kundër legjimitetit të regjistrimeve të telefonatave të kriptuar. Në konferencën e ditës së sotme me gazetarët, ish-kryeministi u shpreh se këto masa jo vetëm që kanë ndihmuar në zbardhjen e rrjeteve kriminale, por gjithashtu kanë parandaluar një numër të madh krimesh. Berisha shtoi më tej se njohja e këtyre provave përputhet me rregullat ligjore në fuqi dhe shërben për mbrojtjen e shoqërive nga krimi. "Ndërhyrje kanë bërë bandat dhe flitet rëndom që në Gjykatën Kushtetuese vetëm nga një person, një bandë janë derdhur rreth 6 milionë euro.
Por përveç ndërhyrjeve të bandave, ndërhyrje po bëjnë qeveritarët të cilët në skuta takohen me gjykatësit, si Ulzi Manja, Agaçi e të tjerët etj., të cilët kërkojnë deligjitimimi e dokumentacionit që e njohur si legjitim Gjykata Ndërkombëtare e të drejtave të Njeriut.", thotë Berisha.
Pjesë nga fjalimi i Berishës:
Unë jam këtu sot gjithashtu për të denoncuar në emër të PD me forcën më të madhe faktin se organizatat kriminale dhe narkoshteti së bashku po bëjnë gjithçka kundër legjitimitetit të regjistrimeve të telefonatave të kriptuar.
Ju drejtohem sot për të shprehur shqetësimin tim më të thelle në lidhje me përpjekjet për të vënë në pikëpyetje ligjshmërinë dhe efektivitetin e masave të përgjimit nga organet ligjzbatuese të vendeve partnere në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, veçanërisht në kontekstin e regjistrimeve me Sky ECC, Encrochat.
Përdorimi i të dhënave të përgjimit me telefonat e kriptuar ka rezultuar një faktor vendimtar në shumë vende të BE-së – përfshirë Gjermaninë, Francën, Belgjikën dhe Holandën – në luftën kundër krimit të organizuar.
Këto masa jo vetëm që kanë ndihmuar në zbardhjen e rrjeteve kriminale, por gjithashtu kanë parandaluar një numër të madh krimesh. Njohja e këtyre provave përputhet me rregullat ligjore në fuqi dhe shërben për mbrojtjen e shoqërive nga krimi.
Nga hetimet e serverave të bisedave dhe mesazheve me Sky ECC, Encrochat etj, ka rezultuar se gjuha shqipe është gjuha e dytë më e përdorur në këto biseda të kriptuara dhe se nga 60 mijë aparate telefonike të kriptuara që ishin në përdorim, 15 mijë kanë qenë në përdorim nga shqiptarët.
Nga këto 8 mijë janë përdorur brenda në Shqipëri nga anëtarë të grupeve dhe organizatave kriminale, por edhe nga zyrtarë të lartë dhe drejtues të Policisë së Shtetit, prokurorë, gjykatës të të gjitha niveleve, zyrtarë të lartë të administratës, ministra. Përqendrimi më i lartë i tyre prej 74 aparatesh është gjetur se ka qenë në ndërtesën e Këshillit të Ministrave dhe vetë kryeministri Edi Rama ka pasur në përdorim 2-3 prej tyre. Ai personalisht është akuzuar direkt nga partnerja e Charles McGonigal se bisedonin se bashku me Sky ECC./Versus.al