POLITIKË /

Berisha në Himarë: Zotohem se nuk do lejoj plaçkitjen e pronave! Rama nuk do e gëzojë tokën në Gjipe

Shkruar nga Versus

Berisha në Himarë: Zotohem se nuk do lejoj plaçkitjen e

Kreu i Partusë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Himarë ku zhvilloi takimin elektoral me banorët, para të cilëve prezantoi kandidatët për deputetë në zonë.

Pas prezantimit të programit elektoral, Berisha u fokusua më së shumti në çështjen e pronave duke sjellë në vëmendje truallin prej 224 mijë metrash katrorë në Gjipe ku sipas tij përfitues del kryeministri Edi Rama.

Ai e paralajmëroi Ramën duke i thënë se nuk do të arrijë ta gëzojë këtë tokë për të cilën sipas Berishës nuk ka asnjë të drejtë pronësie.

“Sot në Shqipëri ka ligje të cilat janë një kopje e ligjeve të vitit 1946. Edi Rama ka krijuar një agjenci, në të cilën ka vendosur si pronë të gjithë territorin e shtetit shqiptar. Ka vendosur aty një zëdhënëse, një lubi tjetër, si Lubi Ballukun dhe ajo ka autoritetin të bëjë ç’të dojë me pronat e shqiptarëve kudo, në Himarë, në Vlorë, në Lurë, në Berat, kudo në Shqipëri.

Pa, kjo është e vërteta. Kurse ne zotohemi se do të respektojmë paprekshmërinë e pronës, do të rikthejmë pronën në çdo rast që ajo ekziston.

I them Vangjel Tavos, misioni yt... bravo, ashtu është. E meriton plotësisht neverinë tuaj. E meriton sepse erdhi vetëm misionar i qëllimeve mafioze të Edi Ramës, i cili me familjen e tij do të plaçkisë tokat e Manastirit të Skutarasë, do të plaçkisë Gjipenë, në një kohë kur familja e tyre ka pasur, sipas dëshmive, katër dhi dhe tre derra.

Dhe e thotë vetë, Baba Piloja siç i thotë Edi Rama, që ne nuk kishim tokë fare, kurse tani na del me 224 mijë metra katrorë tokë dhe thotë që e kam në majë të malit, toka del buzë detit. Edi Rama, nuk do e gëzosh kurrë atë tokë. Toka është e këtyre banorëve, është e manastirit dhe ti nuk do ta marrësh kurrë atë”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: