POLITIKË /

Berisha: PD alternativë e shkëlqyer, jemi shpresa e vetme për Shqipërinë

Shkruar nga Versus

Berisha: PD alternativë e shkëlqyer, jemi shpresa e vetme për

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi gjatë protestës së opozitës në Tiranë se opozita ka dëshmuar se përfaqëson një alternativë të fortë për të ardhur në pushtet, përmes mobilizimit qytetar në protestat e fundit.

Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha e cilësoi lëvizjen opozitare si një “kryengritje paqësore”, duke theksuar se protesta të tilla nuk janë parë në 35 vitet e fundit në vend. Ai u shpreh se opozita përfaqëson, sipas tij, “shpresën e vetme” për të shpëtuar Shqipërinë nga qeverisja aktuale e kryeministrit Edi Rama.

Berisha solli në vëmendje edhe protestat e mëparshme, ku tha se mijëra qytetarë janë përballur me forcat e rendit për orë të tëra, duke përmendur përdorimin e ujit dhe mjeteve shpërndarëse ndaj protestuesve.

Një pjesë e fjalës së tij u ndal edhe te mungesa e pjesëmarrjes në protestat kundër rritjes së çmimit të naftës. Sipas tij, kjo nuk lidhet me mungesë pakënaqësie, por me frikën që, sipas Berishës, qytetarët kanë nga pushteti.

Ai theksoi se rritja e çmimeve dhe niveli i ulët i pagave mbeten shqetësime madhore për qytetarët, ndërsa opozita, sipas tij, do të vijojë protestat si mjet për të sjellë ndryshim politik në vend.

Berisha: Sot jemi mbledhur jo thjeshtësi opozitë në këmbë dhe kundër diktaturës autokratike me serialin më të fuqishëm të protestave kryengritjes paqësore që Shqipëria ka njohur në 35 vitet te fundit. Sot mblidhemi o vetëm si një alternativë e shkëlqyer, sot mblidhemi në këtë protestë si shpresë e vetme për shpëtimin e Shqipërisë nga narkoshteti i Ramës i bazuar në krim, drogë dhe vjedhjen e shqiptarëve. Ne jemi shpresa e vetme për Shqipërinë. Këtë e provuar seriali i protestave gjigante që ka njohur Shqipëria. Kryengritja jonë më e fuqishme paqësore. Protestë  e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë, u përballën në rrugët e shesheve e Tiranës si të pamposhtur për orë të tëra me regjimin. U përballën me ujin e helmuar, shkopinj e plumba gome për triumfuan. Një protestë e thirrur nga shoqëria civile kundër rritjes së madhe të çmimit të naftës, kur takës grabitqare të Ramës në litrën e naftës. Në orën e thirrur u paraqitën vetëm dhjetëra qytetarë. Absolutisht cdo shqiptarë, pavarësisht nga bindet është prekur nga rritja e çmimit të naftës, a ka pakënaqësi midis shqiptarëve? Po ka dhe të mëdha shumë. Rrogat më të ulëta në rajonin tonë. Opozita e ka ngritur të mënyrë të pritur vitin e fundit dhe që banalistët, kriptoramistët e fshehin nga ju shkakun e asaj proteste, është frika të cilën ka ngulur gjer në palcë të shqiptarëve. Njerëzit nga frika nuk guxuan të dilnin në protestë për të mbrojtur interesat e tyre.Versus.al

Poll