Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila pranoi pjesërisht kërkesën e tij për pezullimin e vendimit të SPAK për ndalimin e daljes jashtë vendit, përmes konfiskimit të pasaportës.
Përpara mbështetësve të tij të vendosur poshtë dritares së apartamentit ku qëndron në arrest shtëpie prej dhjetorit të vitit të kaluar, Berisha u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i turpshëm dhe se ai ishte paralajmëruar më herët nga ministri Manja.
‘Kryetarja e Gjykatës Antikushtetuese doli në konferencë shtypi. Doli në konferencë shtypi dhe informoi një vendim të turpshëm, një vendim që dëshmon shkallën më të ulët të gjykimit dhe të përgjegjësisë.
Një vendim që është i barabartë me një të një gjykate fakti. Një vendim që Gjykatën Kushtetuese e shpall jokushtetuese, antikushtetuese.
Edhe njëherë miq, ndjehem krenar që mbrojta Kushtetutën, qëndrova kundër puçit që i bëri parlamentit një grusht horrash në organizatën kriminale të Skapit të partisë dhe gjykatësja me 5 mbiemra.
Mbrojtja Kushtetutën, ndarjen e pushteteve nga një puç i ulët.
Kurse Gjykata Kushtetuese, në një vendim të turpshëm, quan joproporcional, nuk bën fjalë se i merret pushteti parlamentit me vendimin ekstrakushtetuese, ekstraligjor.
Një kapitull tjetër i turpit, i paralajmëruar 10 ditë më parë nga Ulsi Manja me dokumente se Rama na njoftoi për vendimin që do merrej’, tha Berisha.