POLITIKË /

Berisha voton si i vetmi kandidat për kryetar të PD: “Proces shembullor, demokraci referendare”

Kreu i PD thërret anëtarët të marrin pjesë në votim: “Vullneti i tyre do të respektohet me përkushtim”

Shkruar nga Versus

Berisha voton si i vetmi kandidat për kryetar të PD: “Proces

Kryetari i Partisë Demokratike ka votuar sot në procesin për zgjedhjen e drejtuesit të ri të partisë, ku emri i tij është i vetmi në fletën e votimit.

Pas votimit, Sali Berisha përshëndeti anëtarët e PD-së që kanë marrë pjesë në proces, duke e cilësuar atë si shembullor dhe si një formë demokratike për të shprehur besimin ose kundërshtimin ndaj drejtimit të partisë.

Ai u bëri thirrje demokratëve që ende nuk kanë votuar të marrin pjesë, duke theksuar se ky është një standard që, sipas tij, zbatohet në parti moderne europiane dhe botërore.

Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se do të përmbushë me përkushtim detyrimet që burojnë nga vullneti i anëtarëve të partisë.

“Përshëndes të gjithë demokratët që kanë votuar deri tani në mbarë Shqipërinë në një proces shembullor, në të cilin në mënyrën më demokratike referendare i shprehim besimin ose shprehin vullnetin e tyre për kryetarin apo edhe kundër tij. Ftoj demokratët që ende nuk kanë votuar të përmbushin detyrimin e rëndësishëm statutor ndaj një procesi më demokratik që ekziston në disa parti moderne europiane dhe botërore… Do të përmbush me përkushtim detyrimet e mia ndaj qëndrimit të tyre”, u shpreh Berisha për mediat.

Poll