Detajet e bëra publike nga KQZ lidhur me ndarjen e mandateve të deputetëve që do të jenë në lista të mbyllura për zgjedhjet e 11 majit, ka ngjallur shumë kureshtje sesi kryetarët e partive do të caktojnë listat.
Gazetari Ardit Hoxha ka shuar një pjesë të kureshtjes sa i takon Partisë Demokratike duke dhënë disa prej emrave të kandidatëve për deputetë të cilët sipas tij do të jenë në lista të mbyllura, pra pothuajse të sigurt për në Kuvend.
Ashtu siç mund të pritej, pjesa më e madhe e deputetëve të cilët pritet të jenë kandidatë në listat e mbyllura, njihen si besnikë apo bashkëpunëtorë të Sali Berishës.
Kandidatët për deputetë në lista të mbyllura:
Sali Berisha
Agron Gjekmarkaj
Gazment Bardhi
Flamur Hoxha
Tomorr Alizoti,
Xhelal Mziu
Oerd Bylykbashi
Flamur Noka
Fatmir Mediu
Edi Paloka
Dashnor Sula
Bledion Nallbati
Luan Baçi
Bujar Leskaj
Listë e hapur
Andrea Mano
Asllan Dogjani
Petrit Doda
Ludovik Hasani
Lefter Gështenja
Kreshnik Çollaku
Kastriot Piroli
Isuf Çelaj
Gëzim Ademaj
Saimir Korreshi
Vangjel Dule
Ndërsa deri më tani PD nuk ka deklaruar të ketë koalicion me PDIU-në e Shpëtim Idrizit, emri i të cilit nuk pritet të figurojë në listat e kandidatëve për deputetë. Versus.al








