Deklarata e bërë një ditë më parë nga gazetari Blendi Fevziu duket se ka ndezur një tjetër debat publik, këtë herë në rrjetet sociale, mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
Pas reagimit të kreut të qeverisë, nuk ka vonuar as kundërpërgjigjja e Fevziut, në një shkëmbim që u shoqërua me tone të forta.
Përmes një postimi në faqen zyrtare të emisionit “Opinion”, gazetari ka ripostuar reagimin e kryeministrit, duke bërë me dije se do të ketë një reagim të mëtejshëm nga ana e tij në vijim.
Fevziu ka sqaruar se aktualisht fokusi i tij është te ngjarjet e rënda që po tronditin vendin, duke veçuar zjarrin e mbrëmjes së kaluar që përfshiu tregun dhe shkaktoi dëme të mëdha financiare për tregtarët e vegjël.
'Pergjigjen mbasdite se kete moment po shoh pak tregun e djegur bashke me miliona eurot e tregtareve te vegjel shqiptare qe u treten ne zjarrin e mbremshem. Kronike e zeze dmth.' shkruan Fevziu./ Versus.al


