Pas bllokimit të qeverisë federale në SHBA si pasojë e mungesës së miratimit të fondeve buxhetore, ka patur një reagim edhe nga ambasada amerikane në Tiranë.
Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada bën me dije se llogaria zyrtare në facebook nuk do të përditësohet rregullisht, përveçse informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë.
“Për shkak të vonesës në miratimin e fondeve buxhetore, kjo llogari në Facebook nuk do të përditësohet rregullisht - me përjashtim të informacioneve urgjente për çështjet e sigurisë - derisa të rinisë veprimtaria e rregullt. Gjatë kësaj kohe, shërbimet e planifikuara të pasaportave dhe vizave për tranzit në Shtetet e Bashkuara dhe në ambasadat e konsullatat jashtë vendit do të vazhdojnë sipas mundësive”- thuhet në postim. Versus.al







