POLITIKË /

“Burrat do i hedhim në fushë për të mbledhur vota”, Rama për zgjedhjet e 11 majit: Gratë do jenë në listat e mbyllura

Shkruar nga Versus

“Burrat do i hedhim në fushë për të mbledhur

Kreu i qeverisë Edi Rama, ka marrë pjesë në një takim me vajzat dhe gratë në kuadër të festës së 8 marsit. Ai u përqendrua tek përfshirja e grave në vendimmarrje dhe në PS, duke mos lënë pas as zgjedhjet e 11 majit.

Rama tha se në zgjedhjet e ardhshme kandidatët burra do të jenë në terren për të mbledhur vota, ndërsa gratë do të jenë pjesë e listës së mbyllur të kandidatëve.

“Ne burrat ata që kanë marrë nga PS mandate do t’i hedhim në fushë, ndërsa gratë do ti ndajmë në dy pjesë, gratë që do të jenë nikoqiret e gjithë këtij procesi të 4 viteve të ardhshme dhe që do ta marrin përfaqësimin e PS me mbështetjen e gjithë ne në pjesën e mbyllur të listave dhe vajzat që do jenë pjesë edhe listave të hapura. Në listat e mbyllura do kemi djem, vajza,. Gra që janë forca e të resë, forca e gruas, forca e një Shqipërie që shikon përtej 2030”- deklaroi Rama. Versus.al

Poll