POLITIKË /

Cila parti politike dominon në qarkun e Tiranës? Publikohen rezultatet e sondazhit

Shkruar nga Versus

Cila parti politike dominon në qarkun e Tiranës? Publikohen rezultatet

Në kushtet kur fushata elektorale sapo ka nisur, sondazhet janë të shumta për të mësuar më shumë rreth perceptimit të qytetarëve mbi partitë politike. Këtë herët Barometri Euronews Albania, ka publikuar rezultatet e një sondazhi të bërë për qarkun e Tiranës ku 1 mijë qytetarë brenda qarkut janë pyetur se cilën parti politike do të votojnë.

Mbledhja e të dhënave është bërë mes datës 22 mars deri më 3 prill.

Sipas këtij projeksioni:

Partia Socialiste do të merrte potencialisht 47.4% (+/- 2 %) ose përkthyer në 19 mandate.

Koalicioni  Aleanca për Shqipërinë  Madhështore (PD) do të merrte potencialisht 30.7% (+/- 2 %) të votës së 11 Majit, përkthyer në 12 mandate.

Nisma –Shqipëria Bëhet dhe Partia Mundësia potencialisht mund të merrnin 7.4 % (+/- 1.5 %) secila, praktikisht  pothuajse nga 2-3 mandate për secilin nga subjektet (minimalisht 5 të dyja).

Lëvizja Bashkë do të merrte potencialisht 4.1 % (+/-1 %) të votës së 11 Majit dhe 1 mandat nga 37 të Qarkut të Tiranës. Versus.al

Cila parti politike dominon në qarkun e Tiranës? Publikohen rezultatet

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: