
Dallëndyshe Bici do të jetë sërish drejtoreshë e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas emërimit të Ervin Hoxhës në krye të dikasterit të ministrisë së Brendshme.
Mësohet se kryeministri Edi Rama ka firmosur rikthimin e Bicit në institucionin që drejtoi për disa vite duke lënë bosh kështu pozicionin e kreut të Kadastrës të cilin Bici e mbante prej 15 muajsh.
Dallëndyshe Bici ka punuar në IKMT për rreth 9 vite, ku nga tetori deri në gusht të 2014 mbajti postin e drejtoreshës së Inspektimit Juridik në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Nga muaji Gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023, ajo ishte kryeinspektore në IKMT. Nga Marsi i vitit 2023 ajo drejtoi Agjencinë Shtetrore të Kadastrës, duke zëvendësuar në këtë pozicion Artan Lamen. Ky është rikthimi i dytë për Bicin pasi më herët, ishte rikthyer pas shkarkimit si zv.ministre e Mbrojtjes, post të cilin e mori pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Me ndryshimet e bëra në qeveri, kanë mbetur bosh edhe postet e drejtorit të Portit të Durrësit, pasi Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes si dhe posti i drejtorit të Agjencisë së Burimeve Natyrore duke qeë se Petrit Malaj u emërua ministër i Financave pas shkarkimit të Ervin Metes. Versus.al








