POLITIKË /

Data dhe ora/ Pas Nju Jorkut, Rama rikthehet në Greqi për të takuar emigrantët shqiptarë

Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Porto Palace Hotel, ku pritet të marrin pjesë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.

Shkruar nga Versus

Data dhe ora/ Pas Nju Jorkut, Rama rikthehet në Greqi për të

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tjetër takim me emigrantët shqiptarë në Selanik, Greqi më 3 nëntor.

Takimi pritet të mbahet në orën 11:00 në ambientet e Porto Palace Hotel, ku pritet të marrin pjesë emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në këtë shtet.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të qeverisë për të forcuar lidhjet me diasporën shqiptare dhe për të diskutuar çështje që prekin emigrantët, duke përfshirë integrimin dhe të drejtat e tyre në vendin pritës, raporton Vizon+.

Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Rama takon emigrantët në Greqi. Vizita e tij e fundit ishte më 12 maj në Athinë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: