POLITIKË /

Datëlindje pas hekurave të burgut/ Ja sa vjeç mbush Ervin Salianji. Kush ja bëri urimin “special”…

Ervin Salianji, ish deputeti i Partisë Demokratike feston sot datëlindjen. Politikani, i cili mbush 37 vjeç e kalon për here të parë këtë date të shënuar në qelinë e burgut.

Shkruar nga Versus

Datëlindje pas hekurave të burgut/ Ja sa vjeç mbush Ervin

Ervin Salianji, ish deputeti i Partisë Demokratike feston sot datëlindjen. Politikani, i cili mbush 37 vjeç e kalon për here të parë këtë date të shënuar në qelinë e burgut.

Salianji ndodhet prej 27 shtatorit të vitit të kaluar në burgun e Fierit, pasi Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burgim për shkak se dëmtoi imazhin e Qeverisë Rama, duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain e  ish-ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge.

Për ditëlindjen e ish deputetit, ka reaguar deputetja e PD-së, Ina Zhupa, e cila në një postim në rrjetet sociale shkruan se Salianji këtë herë po e feston ditëlindjen i mbyllur, me ata që kanë bërë korrupsion, kanë vrarë e kanë vjedhur.

Ditëlindjen e 37 Ervin Salianji po e kalon në qelinë nr 6 të burgut politik!

Sot është ditëlindja e nënkryetarit të grupit, deputetit, mikut Ervin Salianji. Asnjëherë në këto vite nuk e kam uruar publikisht por kësaj rradhe është ndryshe.

Është ndryshe sepse Ervini nuk e feston me bashkëpunëtorët, me demokratët, me miqtë dhe me familjen e tij por e feston i mbyllur me ata që kanë berë korrupsion, kanë vrarë, e kanë vjedhur.

Ervini qëndron atje si i burgosur politik sepse denoncoi, sepse foli, sepse dërgoi në burg një të kërkuar nga drejtësia italiane, sepse bëri opozitë, sepse fitonte në zonat ku punonte, sepse ishte i rrezikshëm me fjalën dhe punën e tij në fushatë.

Edhe 100 vite të lumtura, i fortë, i vërtetë, kurajoz dhe luftëtar. Ditëlindjen e ardhshme do e festojmë duke punuar për shqiptarët pas fitores së 11 Majit”, ka shkruar Ina Zhupa. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: