Ndërkohë që Partia Demokratike deri më tani ka shprehur mbështetjen vetëm për kandidaturën e pavarur të Florian Binajt në Tiranë, dega e demokratëve në Cërrik ka nxjerrë emrin e Amarildo Hoxhës si kandidat për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 9 nëntor.
Më herët, Berisha kishte deklaruar se PD do të mbështese kandidatura jopartiake edhe në bashkitë e tjera, ndërsa kjo gjë mesa duket nuk është pritur mirë nga dega e PD në Cërrik e cila ka zyrtarizuar emrin e kandidatit pa një deklaratë zyrtare nga selia qendrore e PD.
Postimi i Partisë Demokratike, dega Cërrik:
Të dashur qytetarë të Cerrikut e rrethinave
Kandidati që do të përfaqësojë PD e Cerrikut në garën për Kryetarë Bashkie në zgjedhjet e pjesshme më 9 Nëndor është z.Amarildo Hoxha , një bir i ndershëm i këtij qyteti, një zë i qytetarëve dhe një përfaqësues dinjitoz i Partisë Demokratike.
Një garë që nuk është vetëm për një post, por për dinjitetin e qytetit tonë, për besimin e qytetarëve tanë dhe për rikthimin e shpresës që Cerriku meriton.
Cerriku ka nevojë për ndryshim, për frymë të re, për dinjitet të ndershëm e vizionar.
Është koha që Partia Demokratike të Rikthehet si forcë e shpresës dhe e besimit në çdo familje të këtij qyteti ! Kanidati ynë Dr. Amarildo është njeriu i duhur për këtë mision. Ai vjen nga nga njerëzit , i njeh hallet e tyre, i ka dëgjuar dhe i ka ndihmuar jo vetëm në kohë fushatash , por çdo ditë.
Ka integritet, përkushtim dhe një dashuri të vërtetë për këtë komunitet . Ai përfaqëson tipin e përfaqësuesit që ne duam të shohim: të afërt me qytetarin, të drejtë në vendimmarrje dhe të palodhur në punën Partia jonë në Cerrik ,ka njerëz të aftë , struktura të forta dhe mbi të gjitha zemrën e qytetarëve.
Nëse qëndrojmë të bashkuar, nëse punojmë me përkushtim dhe me besim , më 9 Nëndor ne do kthejmë Cerrikun në ngjyrat e shpresës , në ngjyrat e së djathtës , në ngjyrat e fitores
Prandaj dhe Cerriku do të votojë ndryshimin më 9 Nëntor. Suksese dhe Fitore Dr.Amarildo. Versus.al







