POLITIKË /

Diaspora voton për herë të parë, PD kërkesë KQZ: Po keqtrajtohen zarfet, merrni masa për ngrirjen e procesit me zarfet nga Greqia!

Sipas PD-së, mënyra se si po transportohen dhe dorëzohen zarfet përbën shkelje të procedurave të përcaktuara në ligj dhe cenon besueshmërinë e votimit të diasporës, një risi në këto zgjedhje.

Shkruar nga Versus

Diaspora voton për herë të parë, PD kërkesë KQZ:

Partia Demokratike ka ngritur alarmin për parregullsi në procesin e mbërritjes dhe administrimit të votave të emigrantëve shqiptarë nga Greqia. Në një kërkesë zyrtare drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), PD pretendon se zarfeve me votat e qytetarëve që jetojnë jashtë po u mungon trajtimi i duhur dhe po dëmtohet integriteti i procesit.

Sipas PD-së, mënyra se si po transportohen dhe dorëzohen zarfet përbën shkelje të procedurave të përcaktuara në ligj dhe cenon besueshmërinë e votimit të diasporës, një risi në këto zgjedhje.

“Zarfet po keqtrajtohen. Procesi nuk garanton transparencë dhe kontroll të mjaftueshëm. Kërkojmë ngrirjen e menjëhershme të administrimit të votave nga jashtë dhe nisjen e hetimeve për çdo parregullsi të konstatuar,” thuhet në kërkesën zyrtare të PD-së.

Diaspora voton për herë të parë, PD kërkesë KQZ:

Kjo ndërhyrje vjen vetëm një ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe shton tensionet politike rreth procesit zgjedhor, sidomos përsa i përket votës së diasporës, e cila për herë të parë po realizohet përmes postës./Versus.al/

Tags:

pd kerkese kqz

Poll