POLITIKË /

Dikur bashkëpunëtor i Metës, Braimllari e ironizon: Personazh qesharak që pret qyl nga PD! Bashkohuni me PS

Shkruar nga Versus
Dikur bashkëpunëtor i Metës, Braimllari e ironizon: Personazh
Ilir Meta dhe Endrit Braimllari

Pavarësisht se dikur ka mbajtur postin e nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ka qenë një ndër bashkëpunëtorët më të mirë të Metës dhe Kryemadhit, Braimllari duket se i ka lënë pas ato ditë që pas kandidimit nën siglën e PS në zgjedhjet e 11 majit.

Teksa dikur e konsideronte qeverisjen e Ramës si fatkeqësinë më të madhe të kombit shqiptar, Braimllari tashmë bën thirrje që në zgjedhjet e 11 majit qytetarët të votojnë për socialistët si e vetmja mundësi për integrim në BE.

Ndërsa nuk la pa ironizuar as kryetarin e arrestuar të PL, Ilir Metën duke e cilësuar këtë të fundit si “personazh qesharak që pret vota qyl nga PD’ pavarësisht se kandidon në listë të hapur.

“Edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 11 majit ndaj është koha të bashkojmë çdo energji, çdo votë për numrin 5, për Partinë Socialiste, me qëllim që rruga europiane e vendit të bëhet realitet. Le të lemë mënjanë çdo personazh qesharak që qëllimin e tij të vetëm ka të marrë ndonjë mandat qyl nga Partia Demokratike dhe më pas t’u bëjë karshillëk demokratëve.

Ndaj është koha që të bashkojmë çdo energji për rrugën europiane të fëmijëve tanë. Është koha që të bashkojmë çdo votë me Partinë Socialiste sepse vetëm me Partinë Socialiste rruga europiane e vendit bëhet realitet”- shprehet Braimllari në videon e postuar. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: