POLITIKË /

“Do i hamë të gjallë”, Rama regon pas deklaratës së Alizotit: Ky është çyryk, njëri më i lodhur se tjetri!

Pas komenteve të Alizotit gjatë një takimi elektoral, ku ai u shpreh se “do t’i hajë të gjallë socialistët”, Rama e quajti atë “çyryk” dhe shtoi se “Ludoviku nuk është normal”, duke nënkuptuar se drejtuesit politikë të PD-së janë, sipas tij, të papërshtatshëm dhe të konsumuar.

Shkruar nga Versus

“Do i hamë të gjallë”, Rama regon pas deklaratës

Me afrimin e zgjedhjeve të 11 majit, retorika politike mes rivalëve është ashpërsuar dukshëm. Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të kandidatit të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti.

Pas komenteve të Alizotit gjatë një takimi elektoral, ku ai u shpreh se “do t’i hajë të gjallë socialistët”, Rama e quajti atë “çyryk” dhe shtoi se “Ludoviku nuk është normal”, duke nënkuptuar se drejtuesit politikë të PD-së janë, sipas tij, të papërshtatshëm dhe të konsumuar.

Këto deklarata u bënë gjatë një mitingu në Kuçovë, ku Rama vazhdoi turin elektoral të Partisë Socialiste. Fushata, që pritet të intensifikohet edhe më tej në ditët në vijim, po karakterizohet gjithnjë e më shumë nga gjuhë përçarëse dhe akuza personale mes palëve politike.

“Ludoviku thoshte ‘do iu hamë të gjallë’. Kështu Ludovik i them Tomor Alizotit, për shkak të një personazhi në një film. Ky është çyryk, nuk është normal. Ishte një tjetër thoshte se nën këtë qeveri të poshtër, kanë ikur 1 milion lekë, por gaboi, se donte të thoshte 1 milion njerëz. Ata janë njësha, njëri më i lodhur se tjetri, njëri më i mbaruar se tjetri, çohen që në pikë të mëngjesit, pinë ujë kënete dhe e spërkasin”, tha Rama. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: