POLITIKË /

"Do shpallen terroristë elektoralë", Berisha kërcënon patronazhistët: Do gjykohen për presionin ndaj zgjedhësve

Shkruar nga Versus

"Do shpallen terroristë elektoralë", Berisha

Në një komunikim që pati me ndjekësit në rrjetin e tij social, kryedemokrati Sali Berisha bëri paralajmërimin e fortë duke thënë se kushdo që tenton të ushtrojë presion tek votuesit, do të gjykohet rreptësisht dhe do të shpallen “terroristë elektoralë”.

Berisha u kërkoi atyre që ndryshe konsiderohen si “patronazhistë të PS” që të mos frikësojnë qytetarët dhe të mendohen disa herë para se të bëjnë veprime të tilla, pasi do të ndëshkohen.

“Deklaroj me përgjegjësi të plotë para jush, se çdo patronazhist e shpall kriminel elektoral, terrorist elektoral dhe do të gjykohen me rreptësinë më të madhe për veprimtarinë e tyre kriminale elektorale.

Parmbrëmë, Zëri Amerikës informoi shqiptarët dhe botën se, në Shqipëri 20% e qytetarëve kanë votuar nën terrorin e patronazhistëve. I kanë rrëfyer Zërit të Amerikës se janë terrorizuar, janë frikësuar nga patronazhistët dhe kanë votuar me kërkesën e tyre.

I siguroj se do mjerohen me ndërhyrjet e tyre, krimin e tyre elektoral. Mos të harrojmë se rryma, stina është kundër këtij regjimi. Është për opozitën, radha e opozitës. Ndaj edhe të mendohen 3 herë para se të bëjnë hapin e parë”, u shpreh Berisha. Versus.al

Poll