Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj teksa foli në emisionin “Opinion”, zbuloi edhe ambicien që ka partia që drejton në këto zgjedhje.
Duke theksuar faktin që nuk kishte pretenduar kurrë se do të merrte shumicë që në zgjedhjet e para, Shehaj tha se nëse ‘Mundësia’ arrin të marrë 7 mandate, do të ishte historike.
“Nuk kam thënë ndonjëherë që ne do të marrin 71 deputetë në zgjedhjet e para. Unë kam thënë gjithmonë që ky është një projekt afatgjatë, që për ne gjëja më e rëndësishme dhe qëllimi kryesor, ne sondazhet që kemi bërë, që kemi porositur nga kompani prestigjioze na nxjerrin rreth 100% të votave. Ne mendojmë dhe jemi të bindur që mund të arrijmë një rezultat historik, të hyjmë në parlament me një grup parlamentar që do të thotë 7 deputetë. Do të ishte historike”- u shpreh Shehaj.
Më tej pesimizmit të moderatorit Blendi Fevziu, Shehaj iu përgjigj duke thënë se sondazhet e bëra nga kompani të huaja dhe serioze, tregojnë rezultate motivuese.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: E vështirë shumë.
Agron Shehaj: Nuk është e pamundur.
Blendi Fevziu: Të pamundur s’ka asgjë por dhe shumë e mundur nuk duket..
Agron Shehaj: Nuk thashë që është e mundur. Thashë thjesht që sondazhet që ne bëjmë, që kemi porositur nga kompani serioze, të huaja na nxjerin me këtë rezultat. Kjo s’do të thotë që punën e kemi bërë dhe s’duhet të bëjmë asgjë, duhet të vazhdojmë të punojmë. Unë i pari dhe të gjithë ata që më janë bashkuar në lëvizjen politike që kemi krijuar, s’kemi zgjedhur të bëjmë gjëra të lehta. Versus.al







