Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, kryeministri Edi Rama kritikoi ashpër drejtorët që dhanë dorëheqjen pak kohë më parë, duke shtuar se e gjitha kjo situatë nuk lidhet aspak me Ermal Dredhën, kreu i bashkisë Vlorë i cili dha dorëheqjen mbrëmjen e djeshme duke cilësuar se ai bëri një ‘punë të jashtëzakonshme.
Më tej ai propozoi krijimin e komisionit te etikës që do të luftojë nepotizmin.
“Komision etike në çdo bashki, i cili duhet të trajtojë fenomenin gërryes, shkurajues e poshtërues që duhet sulmuar duke nisur nga qendra e grupi parlamentar e deri në pushteti lokal, nepotizmi dhe lidhjet e gjakut në pozicionet drejtuese”, tha ai./ Versus.al







