POLITIKË /

"Do vendosim sistem fiskal më të lehtë", Berisha prezanton planin ekonomik: Rikthejmë paratë në duart e qytetarëve

Shkruar nga Versus

"Do vendosim sistem fiskal më të lehtë", Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë ditës së sotme prezantoi programin ekonomik që do të zbatojë nëse rikthehet në pushtet si kryeministër pas zgjedhjeve të 11 majit.

Berisha tha se problematikë kryesore në vend është sistemi i taksave tepër i ashpër për qytetarët. Ai tha se ndër gjërat e para që do të zbatojë PD është rikthimi i parave në duart e qytetarëve.

“Dy vite pas themelimit tonë, ne besonim shumë tek parimi i taksave të ulëta, dhe aso kohe vendosëm taksat më të ulëta. U rikthyem përsëri, vendosëm sistemin fiskal më të lehtë, dhe përsëri do ta bëjmë tani. Ne do të çlirojmë qytetarët shqiptarë dhe bizneset nga barra e tmerrshme e taksave. Nga dora e zezë e shtetit e cila shtrihet në çdo proces dhe në çdo at të veprimtarisë së tyre, që si e si t’i grabisë, t’i plaçkisë dhe t’i shtypë.

Ne do bëjmë gjithçka t’i japim siguri juridike këtij vendi, që sot nuk ka sistem drejtësie. Sot, një çështje civile kërkon 15 vite. Ky është dënimi më i madh. Sot, investitorët e huaj nuk investojnë dot në Shqipëri, nuk mund të investojnë. Ne angazhohemi të kthejmë paratë tek qytetari”- u shpreh Berisha.

Duke marrë si shembull edhe multimilarderin Elon Musk i cili foli për kursimet e bëra me ndërprerjen e financimit të SHBA për organizata të shumta, Berisha tha se në Shqipëri problem qëndron tek përgjegjësia e personave që përdorin taksat e qytetarëve.

“Elon Musk, nga zyra e Presidentit Trump dy ditë më parë, ju e dini që ai po merret me një reformë shumë të thellë të administratës dhe shifrat që japin mediat janë që, u kursyen kaq miliardë këtu, kaq miliardë aty. Dhe ai deklaroi që: nuk është problemi i miliardave, problemi është i demokracisë. Problemi themelor këtu është i raportit të taksave me qytetarin, i përgjegjësisë së atyre që përdorin këto taksa para qyetarëve. Dhe unë për këtë po luftoj, deklaroi Elon Musk, një gjeni. Kështu që, edhe ne do bëjmë çdo gjë që këto taksa t’u kthehen qytetarëve”- shtoi kryedemokrati. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: