POLITIKË /

 “Dorëheqje”, Lapaj “këngë” kryeministrit: Rama është frikacak, frikacak

Shkruar nga Versus

 “Dorëheqje”, Lapaj “këngë”

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, ka vijuar me protestën para kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Adriatik Lapaj së bashku me mbështetësit e tij akuzuan Edi Ramën për keqqeverisjeje dhe kërkuan që të largohet nga drejtimi i qeverisë. Një moment pikant i protestës ishte kur Adriatik Lapaj së bashku me protestuesit i ‘kënduan” këngë kryeministrit; "Edi Rama është frikacak, frikacak, frikacak...”

Lapaj tregoi se dyert e kryeministrisë ishin veshur me hekur, sipas tij për shkak se Edi Rama ka frikë nga protestat.

“Çfarë ke Edi Rama që ke veshur dyert me hekur? Të ka zënë frika nga protestuesit, apo se këtu përballë kryeministrisë ke qytetar që shumë shpejt do të mbushet bulevardi plotë. Duhet të dorëhiqesh”, tha Lapaj.

Të gjithë protestuesit thirrën njëzëri “dorëheqje” disa herë për ti përcjellë mesazh kryeministrit Edi Rama se duhet të largohet./Versus.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

Poll