POLITIKË /

“Duhet theksuar dallimi mes partisë dhe shtetit”, Gonzato: Lufta ndaj korrupsionit, kusht për anëtarësim në BE

Shkruar nga Versus

“Duhet theksuar dallimi mes partisë dhe shtetit”, Gonzato:

Gjatë paradites së sotme, u zhvillua një mbledhje e komisionit të posaçëm për Reformën Territoriale ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë me në krye ambasadorin e BE, Silvio Gonzato.

Ky i fundit nënvizoi gjetjet e raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet dhe kërkoi që të ketë një dallim më të qartë të vijës që ndan partinë nga shteti.  

“Raporti i ODIHR-it foli për partinë në pushtet që përfiton nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative duke u krijuar avantazh të padrejtë atyre që janë në detyrë. Kjo është e padrejtë dhe është një pikë që duhet të trajtohet. Vija dalluese mes shtetit dhe partisë duhet të jetë qartësisht më e theksuar”- tha Gonzato.

Ndërsa nënvizoi se anëtarësimi i vendit në BE lidhet me zbatimin e strategjisë antikorrupsion në të gjitha fushat, sidomos në prokurimin publik.

“Këtë vit ka një fokus shumë të fortë që Shqipëria të marrë përsipër një zbatim efektiv të strategjisë antikorrupsion në të gjitha fushat si për shembull prokurimi publik që duhet të ketë garancitë e nevojshme për të siguruar që të gjithë donatorët partiakë të mos kenë kontrata të dhëna nga qeveria përmes proceseve të manipuluara”- tha Gonzato mes të tjerash. Versus.al

Poll