POLITIKË /

Dy atentatet në Tiranë e Lezhë, Berisha: Rama i ndërsen duke u thënë ‘hëngshin kokat’

Shkruar nga Versus

Dy atentatet në Tiranë e Lezhë, Berisha: Rama i ndërsen duke

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar ngjarjet e ndodhura mbrëmë në vend ku u shënuan 2 atentate me armë zjarri në Tiranë e Lezhë me 1 të vdekur dhe 4 të plagosur, mes të cilëve dhe dy të mitur.

Berisha i cili ndodhet në Krujë për takime me tregtarët artizanë, tha se kjo situatë është shkaktuar si pasojë e deklaratave të Ramës i cili më herët për përplasjet e bandave është shprehur “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.

“Çështja është të bashkohemi dhe të nisim çlirimin e çdo metri katror të këtij vend inga banditët dhe vrasësit e gjobëvënësit. Nga një masakër në një masakër tjetër. Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 vetë morën breshëri dhe gjer tani narkoshteti nuk është në gjendje të thotë se çfarë ishin ato. Kurrë nuk mund të gjuhet mbi një 11 vjeçar. Njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokat njëri tjetrit, por më shërbeni mua, krijon këtë situatë. Ne do bëjmë ligjin! Ju lutem shumë qytetarëve të mbajnë shënim personat që vijnë e ju bëjnë presion për votën se do i shpallim terroristë”- u shpreh Berisha. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: