POLITIKË /

E papritur/ Pa nisur gara, “dorëzohen” kandidatët e disa partive. Japin dorëheqjen në KQZ (EMRAT)

Para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit, shtatë kandidatë nga parti të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shkruar nga Versus

E papritur/ Pa nisur gara, “dorëzohen” kandidatët e disa

Para nisjes zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 11 Majit, shtatë kandidatë nga parti të vogla kanë dorëzuar dorëheqjen e tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Si arsye kryesore për këtë vendim, shumica kanë përmendur problemet shëndetësore, ndërsa një prej tyre ka deklaruar se tërheqja vjen për arsye familjare.

Ndër kandidatët që janë larguar nga gara, tre i përkasin koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt, dy janë nga PSD, një nga Partia Mundësia dhe një tjetër nga “Lëvizja Bashkë”.

Emrat e kandidatëve që janë tërhequr:

1-Averdi Syla-“Nisma Shqipëria Bëhet”, për arsye shëndetësore

2-Hyda Kuci-PSD, për arsye shëndetësore

3-Joan Sotir-Nisma Shqipëria Bëhet, për arsye shëndetësore

4-Daniela Alite-PSD, për arsye shëndetësore

5-Xhilda Boçari-Lëvizja Bashkë, për arsye shëndetësore

6-Fadil Bekaj-Partia Mundësia

7- Edi Piring- ADR, për arsye familjare. /Versus.al/

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: