POLITIKË /

Emrat e Lapajt për qeveri teknike, Berisha: Po u arrit marrëveshja, do paraqesim propozimet tona

Berisha refuzoi të komentonte emra konkretë pa u arritur fillimisht marrëveshja për qeverinë teknike.

Shkruar nga Versus

Emrat e Lapajt për qeveri teknike, Berisha: Po u arrit marrëveshja, do

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet lidhur me propozimet e kreut të ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj i cili përmendi Përparim Kabon dhe Tritan Kalon si emra për qeveri teknike.

Berisha tha se PD nuk do të komentojë asnjë emër pa u arritur më parë marrëveshja për qeverinë teknike.

“Partia Demokratike insiston dhe do të insistojë për një qeveri teknike për përgatitjen e një procesi të drejtë zgjedhor. Partia Demokratike, nuk avancon as edhe një emër, pa u arritur marrëveshja për qeverinë teknike. Pasi të arrihet marrëveshja për qeverinë teknike, pa diskutim PD do të avancojë, ose do të paraqesë propozimet e veta krahas forcave të tjera politike”- tha Berisha gjatë konferencës për shtyp. Versus.al

 

Poll