
Ndër masave që duhen ndërmarrë për të parandaluar përmbytjet, kryeministri Edi Rama tha se duhet që një fond prej 20 milionë eurosh që është dhënë nga Emiratet e Bashkuara në mbështetje të zhvillimit rural, të përdoret për të blerë mjete për pastrimin e kanaleve kulluese.
Ai tha do të ketë një flotë mjetesh e cila do të vendoset në dispozicion të bashkive sipas nevojave.
“Propozimi i ministrit është që me një fond të siguruar nga miqtë tanë të çmuar të Emiratevet ë Bashkuara prej 20 milionë eurosh në mbështetje të zhvillimit rural, të blejmë një sasi domethënëse mjetesh që të vendosen në shërbim të kullimit pastrimit të gjithë kanaleve kulluese kryesore dhe që të funksionojnë sipas nevojave të bashkive. Ne kemi një eksperiencë pozitive me një projektpilot të fondit të zhvillimit në qarkun e Dibrës ku është krijuar një shoqëri e përbashkët dhe ku është vënë në dispozicion një flotë për pastrimin e kanleve pastruese dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrugëve rurale. Ka funksionuar më së miri dhe tani është koha që me këtë fond të rrisim kapacitetin dhe të krijojmë një logjistikë që do jetë në dispozicion të bashkive”- u shpreh kreu i qeverisë. Versus.al

