POLITIKË /

FOTO/ E kritikoi për anglishten, kryebashkiaku i Ersekës ofendon rëndë qytetarin! E fton dhe në përballje!

Mesazhet, të cilat janë bërë publike, përmbajnë fjalor rrugësh dhe ofendime, çka ka nxitur kritika të forta në rrjet për sjelljen e kryebashkiakut, e konsideruar të papranueshme dhe aspak etike për një figurë zyrtare.

Shkruar nga Versus
FOTO/ E kritikoi për anglishten, kryebashkiaku i Ersekës ofendon
Erion Isai dhe mesazhi dërguar qytetarit

Pak ditë më parë, një video nga një takim zyrtar mes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe autoriteteve shqiptare u bë virale në rrjet.

Në qendër të vëmendjes u vendos kryetari i Bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i cili u komentua gjerësisht për mënyrën e të folurit në anglisht dhe përmendjen e papritur të Donald Trump-it gjatë diskutimeve mbi integrimin evropian, çështjet e klimës dhe ekonominë.

Pas publikimit të pamjeve, rrjetet sociale u mbushën me meme dhe reagime, ndërsa në Instagram, një qytetar i zhgënjyer shprehu publikisht kritikat ndaj kryebashkiakut për performancën e tij në këtë takim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Por ajo që pasoi ka shkaktuar edhe më shumë reagime: sipas burimeve të publikuara nga JOQ, kryebashkiaku i Ersekës, Erion Isai, i ka shkruar në mënyrë private qytetarit që komentoi performancën e tij, duke përdorur një gjuhë fyese dhe të papërshtatshme për një përfaqësues të një institucioni publik.

Mesazhet, të cilat janë bërë publike, përmbajnë fjalor rrugësh dhe ofendime, çka ka nxitur kritika të forta në rrjet për sjelljen e kryebashkiakut, e konsideruar të papranueshme dhe aspak etike për një figurë zyrtare.

FOTO/ E kritikoi për anglishten, kryebashkiaku i Ersekës ofendon
Foto e marrë nga Joq

Fyerjet e renda nga ana e kryebashkiakut Erion Isai janë të dokumentuara me prova konkrete, pasi qytetari në fjalë ka dërguar pamjet e mesazheve private në redaksinë tonë.

 

Në bisedën që ai ka zhvilluar me qytetarin në Instagram, përveç gjuhës fyese, Isai ka shkuar edhe më tej, duke e ftuar në një përballje “tek e tek”. Kjo sjellje, që më shumë i ngjan një sherri lagjeje sesa komunikimit institucional, ka shkaktuar reagime të forta në rrjet dhe është konsideruar si thellësisht e papërshtatshme për një përfaqësues të zgjedhur publik./Versus.al

Tags:

erion isai

Poll