POLITIKË /

Frederiksen në konferencë me Ramën: Rusia, kërcënim për Evropën, siguria prioriteti ynë!

Frederiksen deklaroi se Rusia, përmes taktikave si sulmet kibernetike apo dezinformimi, synon që të dëmtojë demokracitë e vendeve evropiane.

Shkruar nga Versus

Frederiksen në konferencë me Ramën: Rusia, kërcënim

 

Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, në konferencë me kryeministrin Edi Rama në përfundim të Samitit, tha se prioriteti kryesor është riarmatimi dhe siguria pasi Rusia nuk është një kërcënim vetëm për Ukrainën por edhe për vetë Evropës.

Frederiksen deklaroi se Rusia, përmes taktikave si sulmet kibernetike apo dezinformimi, synon që të dëmtojë demokracitë e vendeve evropiane.
 

“Ka qenë mikpritje shumë të ngrohtë këtu në Shqipëri. Ky forum është i rëndësishëm se Evropa po përballet me një sërë sfidash dhe na duhet ky format kur ne kemi shtete që nuk janë anëtare në BE që ulen në tryezën e rrumbullakët. Ne jemi të gatshëm të marrim stafetën dhe dua të theksoj se siguria do të jetë çështja jonë kryesore, pra përparësi, pasi jetojmë në një botë të pasigurt. Rusia është kërcënim i madh jo vetëm për Ukrainën, por i të gjithëve ne për shkak të sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Ata po përpiqen të shkatërrojnë demokracinë. Riarmatimi duhet të jetë prioriteti numër 1 i yni. Në rast se ne nuk jemi të gatshëm të mbrojmë njër-tjetrin, si mund të ndihmojmë të tjerët.

Pra, çështja numër një është siguria. Ata janë angazhuar për një armëpushim 30 ditor pa kushte por s’kemi parë sinjale ende nga Rusia kështu që duhet të nxisim Rusinë duke shtuar më shumë sanksione për t’i dhënë fund luftës. Ne jemi treg i madh prandaj konkurrueshmëria e kompanive tona është e rëndësishme dhe dua ta lidh me tranzicionin e gjelbër. Ne duhet t’i japim fund karburanteve, gazit  e hidrokarbureve nga Rusia. Duhet të jemi konkurrentë që klientët në Evropë të kenë energji me kosto të ulët. Çështje tjetër është emigracioni, përfshirë edhe vendin tim. Në pjesën tonë të Evropës, ka qenë thuajse i pakontrolluar dhe pasojat janë të panumërta. Keni bërë punë vërtet të mirë.

Ne do të angazhohemi edhe më tej në NATO për të shpenzuar më shumë në mënyrë që të jemi në gjendje të riarmatosim të gjithë aleancën brenda një afati të shkurtër kohe. Duhet të jemi në gjendje të mbrojmë veten, jo se nuk jam transatlantike, por pikërisht se jam transatlantike. Nuk mund të fitosh një luftë pa armë, është e pamundur, me përvojën që kemi vitet e fundit nëse nuk jemi të gatshëm të mbrojmë veten, jemi shumë të brishtë. Riarmatimi i Evropës është detyra më ë rëndësishme. Shpresa ime është që ky do jetë përfundimi i samiti të Hagës pas një muaji, të gjithëve duhet të shpenzojmë më shumë për të mbrojtur veten.”

Poll