POLITIKË /

Gjokutaj sulmon grupin e PD: Pse nuk pipëtitë ndaj sulmeve që Mila e Çaushi drejtuan ndaj Berishës?

Pas përplasjes së Berishës me socialistët, Gjokutaj shkroi në Facebook se grupi i PD “nuk pipëtiu” për të mbrojtur kryetarin e tyre.

Shkruar nga Versus
Gjokutaj sulmon grupin e PD: Pse nuk pipëtitë ndaj sulmeve që
Sali Berisha/ Genc Gjokutaj

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka kritikuar ashpër grupin parlamentar të Partisë Demokratike për mosreagim ndaj sulmeve të deputeteve socialiste Sara Mali dhe Zegjina Çaushi gjatë seancës së djeshme në Kuvend.

Pas përplasjes së Berishës me socialistët, Gjokutaj shkroi në Facebook se grupi i PD “nuk pipëtiu” për të mbrojtur kryetarin e tyre.

Ai shprehu zhgënjimin për “frikën apo mosreagimin” e deputetëve demokratë ndaj pushtetit, duke i lutur ata të mos e lënë Berishën të përballet i vetëm me kundërshtarët socialistë.

Statusi i Genc Gjokutajt: 

I nderuar Doktor! Me aq kohë sa pata sot ndoqa seancën parlamentare! Pashë edhe histerinë sulmuese të Sara Miles dhe Zegjine Çaushit ndaj Jush! Më erdhi shumë keq që Grupi Parlamentar i PD nuk pipëtiu ndaj këtyre Zonjave tek fyenin Kryetarin e tyre!

E kuptoj dhunën e Pushtetit ndaj Opozitës por nuk mund të pranoj frikën apo mosreagimin e Saj ndaj Tij qoftë edhe verbalisht! Të nderuar Deputetë të PD! Ju lutem kursejani Doktorit së paku debatin me Zegjinenë apo ju vjen zor të merreni me të?/Versus.al

Momenti kur Sara Mile shpërthen ndaj Berishës: 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Versus.al (@versusalbania)

 

Poll