POLITIKË /

Humbi zgjedhjet, reagon kandidati i mbështetur nga PD për Bashkinë e Vlorës: Doli zbuluar forca e patronazhistëve me fleta nëpër duar

Shkruar nga Versus
Humbi zgjedhjet, reagon kandidati i mbështetur nga PD për
Dionis Sota

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga opozita, Dionis Sota, ka reaguar për herë të parë pas humbjes përballë kandidates së PS-së Brunilda Mersini.

Sota ka falënderuar në rrjetet sociale të gjithë ata që e votuan dhe mbështetën gjatë kësaj fushate.

Sota shkruan se në 9 nëntor doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar, duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë.

Sipas tij kjo nuk është rruga e duhur për të shkuar në Europë, por është rruga e duhur për të shkuar para dyerve të SPAK.

Postimi i plotë:

Ju falenderoj nga zemra të gjithë ju që besuat tek unë dhe tek vizioni që shpalosa: Një Vlorë Evropiane për të gjithë!

2333 zemra të sinqerta, të lira dhe plot shpresë për qytetin tonë të dashur. Ndjesë që ndoshta nuk ishte koha e nevojshme për ta shpalosur edhe më gjerë programin tek të gjithë bashkëqytetarët. Ndjesë edhe për ata të cilët nuk arrita ti bindja për pastërtinë,sinqeritetin dhe dashamirësinë e vërtetë që kam për Vlorën.

Gjithashtu u drejtohem të gjithë vlonjatëve:

Më 9 Nëntor ra miti i kështjellave, doli zbuluar forca e vërtetë e strukturave patronazhiste me fleta nëpër duar duke telefonuar ç’do qytetar të bashkisë Vlorë pa përjashtim me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë më të madhe,duke më telefonuar edhe mua,kandidatin rival. I telefonuar 2 herë nga shtabi socialist pa e ditur aspak se kë po telefononin! Drejtues administratash që organizuan takime elektorale vetëm për kandidatin e PS.  Të verbuar dhe totalisht në mosrespektim të barazizë zgjedhore duke deklaruar hapur si drejtues institucional se punon e lufton për PS.  Kjo nuk është të punosh për popullin,kjo është të mbash peng popullin.

Nuk është kjo rruga për të hyrë në Evropë dhe për tu kthyer ně Evropianë, kjo është rruga për të emigruar në Evropë dhe është rruga më e sigurtë për të shkuar drejt dyerve të SPAK.

Unë e dua Vlorën me shpirt sepse kur linda u frymova me këtë ajër dhe energji,u rrita mes miqsh e shokësh me vlera të vërteta besnikërie e korrektësie. U rrita nga një familje e devotshme me parime të pathyeshme dhe këto parime,këtë energji dhe këtë karakter do të vazhdoj ti çoj përpara dhe sa të mundem ti trashëgoj brezave që vijnë!

Ky është vetëm fillimi!

Zoti e bekoftë Vlorën dhe vlonjatët.

Poll