
Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken gjatë një bashkëbisedimi në “Harvard Institute of Politics” u pyet për vendimin e vitit 2021 për shpalljen “non-grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në përgjigjen e tij, Blinken tha se nuk ka ndyshuar mendim për këtë vendim.
“Unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak”, u shpreh ai para një audience të mbushur në Harvard.
Shqiptari Fatjon Semanjaku rikujtoi shpalljen e Berishës “non-grata’ dhe deklaratën e Blinken për Ramënq ë e konsideronte “lider të shquar”, teksa e pyeti ish-zyrtarin e lartë duke ironizuar deklaratën e tij dhe lidhjen e Ramës me George Soros.
"Dua të di sa i “shquar” duhet të jem që dyert e Zyrës Ovale të hapen në rast se bëhem kryeministër i Shqipërisë kur në Shtëpinë e Bardhë rikthehet fraksioni mafioz i George Soros i së majtës së sotme shumë shumë shumë malinje?"
Ish-sekretari Blinken u përgjigj duke thënë:
"Ju thatë që mund të zgjedh përgjigjen që dua t’i përgjigjem. Shikoni, para së gjithash më vjen shumë, shumë keq për atë që keni kaluar personalisht. Askush nuk duhet të kalojë nëpër atë që përshkruat. Por, unë qëndroj plotësisht pas sanksioneve të vendosura ndaj z. Berisha. Nuk kam asnjë hezitim apo dyshim për këtë vendim, aspak.
Kjo nuk flet për mangësitë e administratës, por flet për mangësitë e Berishës dhe unë do të vazhdoj të qëndroj pas kësaj. Është thjesht një ndryshim gjykimi."
Më herët, Berisha e ka konsideruar shpalljen e tij non-grata si një veprim të diktuar nga roli i manjatit të majtë, George Soros. Versus.al

