POLITIKË /

“I thashë në asnjë mënyrë jo!”, Rama zbulon çfarë i kërkoi ish-kryeministri britanik për emigrantët gjatë një telefonate në 2020-ën

Rama zbuloi një telefonatë që kishte pasur me kryeministrin britanik në 2020-ën, Boris Johnson ku ky i fundit i kishte propozuar një marrëveshje për strehimin e emigrantëve që shkonin në Britaninë e Madhe.

Shkruar nga Versus
“I thashë në asnjë mënyrë jo!”, Rama zbulon
Kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri britanik Boris Johnson

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për "Financial Times" ku ka dhënë detaje të tjera lidhur me marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për pritjen e emigrantëve afrikanë në kampet që po ndërtohen në Gjadër të Lezhës.

Rama ka sqaruar se kjo është lloji i marrëveshjes që bëhet vetëm një herë për Italinë, ndërsa zbuloi se kishte pasur kërkesa edhe nga qeveri të tjera të BE për të bërë të njëjtën marrëveshje dhe shtoi se u ishte përgjigjur me “jo”.

“Është një herë, 100 për qind një here. Ka pasur edhe qeveri të tjera që janë drejtuar për të përsëritur marrëveshjen me Itaninë. Unë thash jo. Sepse nuk ka kuptim për mua. Italia është shumë e veçantë për ne, më shumë se një marrëdhënie strategjike. Është një miqësi e rrënjosur thellë.”- tha Rama.

Ndër të tjera ai zbuloi edhe një telefonatë që kishte pasur në 2020-ën me Boris Johnson, kryeministrin e Britanisë së Madhe asokohe. Ky i fundit i kishte kërkuar ndihmë për strehimin e emigrantëve në kohën kur Shqipëri mikpriti mijëra afganë që lanë vendin e tyre pas marrjes së pushtetit nga talebanët.

“Boris Johnson më telefonoi dhe më tha, lavdëroj udhëheqjen tuaj, le të bëjmë diçka së bashku. Le të kemi një marrëveshje që Britania të sjellë në Shqipëri emigrantët e paligjshëm për t'i mbajtur atje, për t'i përpunuar. Unë thashë, më falni, kjo nuk është e mundur.”- rrëfeu kryeministri duke shtuar se ndryshe nga marrëveshja me palën italiane, britanikët nuk kishin asnjë numër fiks mbi emigrantët që do të vinin në Shqipëri në rast të një marrëveshje.

Kreu i qeverisë foli edhe për ecurinë e procesit drejt integrimit në BE, duke pasur kritika për bllokun e vendeve perëndimore në qasjen ndaj zgjerimit dhe rritjen e krahut të partive të djathta në Evropë./ Versus.al

Poll