
Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka mbajtur fjalën e tij në protestën e organizuar në Tiranë për lirimin e ish-liderëve të UÇK-së. mes të tjerash ai rrëfeu vizitën e tij në Hagë ku ishte takuar me Thaçin dhe të tjerët duke i cilësuar ata sit rima dhe të patrembur.
Moisiu tha se akuzat ndaj ish-liderëve të UÇK-së janë të fabrikuara nga qarqe serbo-ruse për të ndotur luftën e Kosovës, ndërsa shprehu bindjen se drejtësia do të vendoset duke i nxjerrë ata të pafajshëm.
“Në vitin 2022 isha në Hagë në dhomat e paraburgimit për t’u takuar me presidentin Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Në bisedë me ta pashë se ata trima nuk ishin frikësuar, por burra të fortë. Qëndronin të qetë dhe të gatshëm për t’u sakrifikuar për të pastruar luftën e UÇK-së dhe popullit shqiptar.
Ata kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit shqiptar. Besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krah të krerëve të UÇK-së. Akuzat janë të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse”- tha Moisiu. Versus.al







