
Pas debatit në mbledhjen e Partisë Demokratike në Kamëz, ku Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka u përplas me anëtaren e PD-së, e cila tregoi se ishin konstatuar parregullsi gjatë procesit të primareve, është marr një vendim ekstrem kundër Anila Aliaj.
Anila Aliaj bën me dije në rrjetet sociale se është përjashtuar nga Partia Demokratike, pa njoftim të anëtarëve të kryesisë.
Aliaj thekson se doli fituese, ndërsa hedh akuza ndaj Nokës, ku shkruan “Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju''.
Postimi i plotë:
Dhe masa erdhi, përjashtimi nga grupi për njoftim të anëtarëve të kryesisë.
Si gjithmonë, unë dola fituese, mora respekt dhe përkrahje nga mijëra qytetarë.
Fituese pa figurë, pa pushtet, por vetëm me dinjitet, forcë e zë.
Unë fitova respektin dhe mbështetjen; ju fituat mospërfilljen dhe faqen e zezë.
Ta thashë në sallë, me 70 burra; e vetmja femër si anëtare kryesie.
Vërtet jam femër, por kam burrni shumë më shumë se ju. I paburri nuk është ndryshe, vetëm si ju.
Momenti i debatit:
