POLITIKË /

“Jemi talebanët e Evropës dhe vendi më pro BE”, Rama: Koha që Evropa ta luajë ndryshe lojën!

Rama kërkoi që Evropa dhe liderët e saj të ndryshojnë lojën e tyre përballë situatës gjeopolitike të krijuar, por pa hequr dorë tek bazat e meritës dhe fazave të procesit

Shkruar nga Versus

“Jemi talebanët e Evropës dhe vendi më pro BE”, Rama:

Në konferencën për shtyp që u mbajt mbrëmjen e sotme në Bruksel, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka vetëm një mission, anëtarësimin në familjen evropiane.

Rama u shpreh se “jemi talebanët e Evropës”, duke përsëritur qëllimin e vetëm për të qenë pjesë e Unionit me çdo kusht.

“Jemi vendi më proevropian në BE, e thotë barometri dhe jo ne. Ne jemi talebanët e Evropës, ne do bëjmë gjithçka për të hyrë brenda, ne do luftojmë për të hyrë brenda, por ka edhe pika për t’iu marrë në konsiderata. Ne nuk po heqim dorë nga anëtarësimi me të drejta të plotë, ne po flasim për një dinamikë të re, një dinamikë që ndikohet nga faktorë të jashtëm nga ajo që është rënia e Evropës”, u shpreh kryeministri.

Ai u shpreh kundër politikës së krijimit të një Evrope me dy klasa të diferencuara. Ai kërkoi që Evropa dhe liderët e saj të ndryshojnë lojën e tyre përballë situatës gjeopolitike të krijuar, por pa hequr dorë tek bazat e meritës dhe fazave të procesit.

“Nuk do të thotë krijimi i një Evrope me dy klasë, me dy kategori, por për të bërë atë që bëri Helmut Koli vite më parë ku deklaroi kundër çdo parashikimi për Gjermaninë. Shumë gjëra rrugës ndryshuan dhe bashkimi u bë gjithnjë edhe më politik por edhe realitet. E kam dëgjuar shumë herë nga udhëheqës evropianë që janë këtu që do presim të reformojmë BE-në pastaj do ju marrim atje. Por nuk është kështu, nuk duhet të jetë kështu. Duhet të kuptojmë se ka ardhur koha ta luajmë ndryshe lojën tonë”, shtoi ai. Versus.al

Poll