POLITIKË /

Jo vetëm protesta, Berisha paralajmëron greva urie: Formë për rrëzimin e këtij regjimi

Shkruar nga Versus

Jo vetëm protesta, Berisha paralajmëron greva urie: Formë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot një takim me aleatët e Federatës së Opozitës për të folur lidhur me aksionin opozitar që sipas tij duhet ndërmarrë për rrëzimin e qeverisë.

Ndër të tjera, Berisha tha se përveç protestave që janë një domosdoshmëri, do të ketë edhe grevë urie dhe çdo lloj forme për të rrëzuar qeverinë.

“Këta kanë asgjësuar parlamentin. Parlamenti nuk ekziston. Protestat tona do të diversifikohen me greva urie me të gjitha format. Deri sa të përmbushim misionin tona. Dhe ne jemi të vendosur ta përmbushim. Me këtë regjim është jetike protesta e qëndrueshme, revolta e qëndrueshme. Ato janë forma që rrëzojnë narkodiktatura. Me këtë regjim, është jetike protesta dhe revolta e qëndrueshme.”- tha kryedemokrati. Versus.al

Poll