POLITIKË /

Kandidati më i votuar në listën e hapur në Durrës: Prej 11 majit, jemi bërë si zogjtë e korbit

Shkruar nga Versus

Kandidati më i votuar në listën e hapur në Durrës: Prej

Gjatë takimit me strukturat e Partisë Demokratike në Durrës, të organizuar nga Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, mbajti fjalën e tij kandidati më i votuar nga lista e hapur e demokratëve në këtë qark, Ndrec Pjetri.

Ai tha se ky takim nuk është thirrur për interes personal, duke shtuar se prej 11 majit, kur PD humbi zgjedhjet, demokratët janë shpërndarë si zogjtë e korbit.

“Jemi bërë si zogjtë e korbit as ku jemi as ku do të shkojmë. Ka nisur një protestë në Tiranë, nuk dëgjohet asnjë lloj organizimi, në ndonjë rreth të Shqipërisë, duhet të rrimë duarkryq apo duhet të ngremë zërin. Luksin për luftë të brendshme nuk e kemi, e kaluam njëherë atë histori dhe nuk i rikthehemi. Ne duhet të themi çfarë duhet të bëjmë. Ky rrugëtim nuk është për një kauzë personale, as për interes të dikujt.

Ne kemi vetëm një qëllim në këtë takim, atë që kemi prej humbjes së zgjedhjeve më 11 maj. Ne që atëherë nuk e dimë çdo bëjmë. Jemi bërë si zogjtë e korbit as ku jemi as ku do shkojmë. Ka nisur një protestë në Tiranë, nuk dëgjohet asnjë lloj organizimi, në ndonjë rreth të Shqipërisë, duhet të rrimë duarkryq apo duhet të ngremë zërin.

Luksin për luftë të brendshme nuk e kemi, e kaluam njëherë atë histori dhe nuk i rikthehemi. Ne duhet të themi çfarë duhet të bëjmë. Ky rrugëtim nuk është për një kauzë personale, as për interes të dikujt, nëse bëhet për kauzë personal unë jam i pari që iki”, tha Pjetri.

Poll